Nesër pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme për taksën e kërkuar nga 41 deputetë nënshkrues.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj të premten pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Haradinaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që AAK-ja edhe me protesta ta kundërshtojë heqjen e taksës.
AAK kishte nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e kësaj seance, teksa kishte bërë thirrje edhe tek partitë tjera opozitare ta mbështesnin, gjë që e kanë bërë.
Qeveria e Kosovës bëri hapin e parë drejt heqjes së taksës prej 100% ndaj produkteve serbe. Kryeministri Albin Kurti njoftoi se javën e ardhshme do të merret vendimi për heqjen e tarifës ndaj lëndës së parë që importohet nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, prej datës 15 mars.
Kurti theksoi më tej se nëse Serbia do t’i japë fund fushatës për mosnjohjen e pavarësisë dhe do të fillojë heqjen e barrierave tregtare ndaj Kosovës, tarifat do të hiqen plotësisht në muajin prill.
Ndërsa ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i Presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, reagoi përmes një postimi në Twitter: “Qëndrimi ynë është i qartë: tarifat duhet të hiqen tërësisht. Z. Kurti po bën gabim të rëndë dhe kjo i është bërë e qartë Presidentit Hashim Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë”, kishte thënë duke treguar pozicionin kundër të ShBA-së në lidhje me heqjen e pjesshme të taksës.
Shtetet e Bashkuara shtuan trysninë për heqjen e taksës që prej themelimit të qeverisë Kurti në 6 shkurt, ndërsa njëkohësisht i kanë bërë thirrje Serbisë që t’i japë fund fushatës për tërheqjen e njohjes të pavarësisë së Kosovës.
Seanca e jashtëzakonshme për taksën pritet të fillojë në ora 11:00.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...