Nesër rivarroset Vegim Qerkezi, që u identifikua ditë më parë pasi ishte rrëmbyer nga serbët

10:19 | 2 Korrik 2020
Arbresh Info

Ditë më parë është identifikuar Vegim Kasim Qerkezi nga Gjakova, i rrëmbyer nga forcat serbe gjatë muajit mars të vitit 1999.

Në nderim të tij, komuna e Gjakovës bashkë me Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur organizojnë ceremoninë e rivarrimit të martirit Vegim Kasim Qerkezi.

Ceremonia mbahet nesër, e premte me fillim prej orës 13:00 dhe zhvillohet sipas kësaj agjende:

Homazhe në Varrezat e Martirëve në Çabrat të Gjakovës

Akademi për Vegim Kasim Qerkezin e cila poashtu mbahet në Çabrat dhe ceremonia e rivarrimit të martirit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme