Nesër protestohet kundër aksidenteve

22:33 | 14 Prill 2018
Arbresh.info

Banorët e fshatit Makovc nesër do të protestojnë në rrugën në të cilën brenda një kohe shume të shkurtër janë shkaktuar disa aksidente me fatalitet.

“Duke pas parasysh që kjo gjë po përsëritet në të njëjtin vend me vite të tera dhe jetët e njerëzve çdo ditë janë në rrezik dhe askush nuk i ka kushtuar vëmendje, banorët e Makovcit janë këmbëngulës në kërkesat e tyre ndaj pushtetit lokal dhe atij qendrore, që t’i kushtohet kujdes i nevojshëm”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Protesta fillon në ora 12:00.

Në Kosovë një ndodhin një numër i madh i aksidenteve, e që një pjesë e tyre përfundojnë me fatalitet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme