“Duam drejtësi për çlirimtarët” është motoja e protestës së nesërme që do të mbahet para Pallatit të Drejtësisë.
Një grup qytetarësh, me përfaqësuesin Arton Hoti nga Skenderaj, do të protestojnë në mënyrë paqësore në kërkim të lirimit të ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit dhe të Jahir Demakut.
Organizatori i protestës, Arton Hoti tha për Kallxo.com se ai së bashku me disa ish- luftëtarë të tjerë do të protestojnë për mbajtjen siç ka thënë ai padrejtësisht të Selimit në burg.
“Qëllimi i mbajtjes të kësaj proteste është padrejtësia që po i bëhet Komandantit të përgjithshëm të UÇK-së Gjeneral Sylejman Selimit dhe grupit të Drenicës”, tha Hoti.
Ai shtoi se kanë marrë edhe mbështetje nga organizatat e tjera të dala nga lufta.
Protesta do të mbahet me fillim prej orës 12:00.
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador