Nesër përurohet Salla Testuese për procedurat rekrutuese për nëpunësit civilë

16:29 | 21 Shtator 2020
A Z

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu, do të bëjë përurimin e Qendrës Testuese/Sallës për zhvillimin e procedurave rekrutuese për nëpunësit civilë.

Ceremonia do të mbahet nesër, më datë 22.09.2020, duke filluar në ora 9:00, në objektin e ish-Ministrisë së Administratës Publike, kati përdhesë, salla 0-15, në Prishtinë.

Ndërsa mediat mund të marrin pjesë në këtë aktivitet, duke respektuar masat mbrojtëse nga COVID-19, përfshirë maskat dhe distancën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme