Google ADS

Nesër përurohet reparti i rinovuar i Kirurgjisë në Prizren

12:50 | 14 Prill 2022
arbresh.info

Të premten, më 15 prill 2022, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” të Prizrenit do të bëhet përurimi i Repartit të rinovuar të Kirurgjisë në këtë spital.

Në këtë përurim do të marrin pjesë Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, Ambasadorja e Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, Znj. Natasha Gomes, drejtori i SHSKUK-së, Dr. Valbon Krasniqi si dhe përfaqësues të Zyrës Zhvillimore të Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë Lux-Dev.

Ky investim është pjesë e aktiviteteve të projektit “Programi mbështetës për shëndetësi në Kosove – faza II- KSV/017”, i cili financohet nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe Qeveria e Republikës së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme