Nesër përfundon fushata zgjedhore

19:04 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info
Pas një muaj fushatë të partive politike të cilat shpalosen programet e tyre në të gjitha qytetet e Kosovës, për qeverisjen e komunave, të premten do të përmbyllet fushata elektorale për zgjedhjet e 22 tetorit.
Si zakonisht paritë politike do të bëjnë mbylljen e fushatës zgjedhore, një ditë para heshtjes zgjedhore, përjashtuar Nismën për Kosovën e cila fushatën e mbyll sot (e enjte), në ora 17:00 në Palestrën e Sporteve në Prishtinë.

Lëvizja Vetëvendosje do ta mbyll fushatën e saj në Prishtinë.

Përmbyllja e fushatës do bëhet në Prishtinë në sallën e sporteve të Pallatit të Rinisë në Prishtine, në ora 19:00”, ka bërë të ditur për lajmi.net, Shkodran Hoti zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës, fushatën e saj pritet ta përmbyllë në Prizren. Blerta Deliu nga kjo parti ka thënë për lajmi.net se ende nuk ka një vendim zyrtarë, por Prizreni është si mundësi.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ashtu siç e ka filluar fushatën në Prishtinë, po ashtu do ta përmbyllë në Prishtinë. Tubimin përmbyllës LDK do ta ketë në ora 17:00.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, fushatën e saj do ta përmbyllë në qytetin e Pejës. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, sekretari organizativ i kësaj partie Blerim Kuçi.

Zgjedhjet e rregullta lokale do të mbahen më 22 tetor të dielën. Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit në garë janë   35 parti politike, 30 iniciativa qytetare, 1 koalicion dhe 25 kandidatë të pavarur. Po ashtu në këto zgjedhje ka qenë edhe një numri i madh i kandidatëve për asamble, 7.080 kandidatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme