Google ADS

Nesër pastrohet një lagje e Malishevës

18:16 | 8 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” nesër do të organizohet aksion pastrimi në lagjen “Matoshi” të Komunës së Malishevës.

Aksioni fillon në ora 11:00, ndërsa përveç ekipit të Let’s Do It, merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe zyrtarë tjerë komunal, përfaqësues nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe vullnetarë të tjerë.

Vendtakimi i vullnetarëve do të bëhet para orës 11:00 te objekti i Komunës së Malishevës, për të vazhduar pastaj te lokacioni që do të pastrohet.

Deri më tani në kuadër të kësaj fushate janë larguar mijëra ton mbeturia si dhe shumë deponi ilegale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme