Google ADS

​Nesër pa ujë mbesin disa pjesë të Prishtinës

21:10 | 19 Gusht 2024
E.G

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se me qëllim të realizimit të kyçjes së gypit të ri në rrjetin ekzistues të ujësjellësit, dhe pas kërkesës nga punëkryesi, nesër do të ketë ndërprerje të planifikuar.

Sipas njoftimit, ndërprerja e ujit duhet të bëhet nga ora 09 deri në orën 14, dhe përfshinë rrugët: Drenica, Bahri Fazliu, Bajram Bahtiri, Ilir Konushevci (pjesërisht), Lidhja e Prizrenit (deri te tregu), Maliq Pashë Gjinolli dhe rruga Llapi, shkruan Arbresh.info.

 

Të ngjashme