Nesër nuk mbahet mësim në Klinë për shkak të vërshimeve

22:36 | 19 Janar 2023
E.H

Nesër nuk do të mbahet mësim nëpër shkollat e komunës së Klinës, për shkak të pamundësisë së qarkullimit në disa fshatra.

Komuna e Klinës njofton se ky venim është marrë në konsultim me prindërit dhe Drejtoria e Arsimit teksa vendimi në fjalë do të vlejë vetëm për nesër.

“Duke e parë gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, ku në disa fshatra qarkullimi është vështirësuar në masë të madhe, Drejtoria Komunale e Arsimit, në konsultim me drejtorë të shkollave dhe prindër, ka vendosur që nesër, ditë e premte, të mos mbahet mësim në shkollat e komunës së Klinës”, thuhet në njoftimin e komunës së Klinës.

Gjendje më e rënduar paraqitet edhe në komunën e Skenderajt.

Edhe kjo komunë ka vendosur që të premten të mos mbahet mësimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme