Nesër nuk do të ketë furnizim me ujë në fshatin Bresje

16:03 | 9 Shtator 2023
E.K

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se nesër me fillim nga ora 09:00 – 15:00, banorët e fshatit Bresje nuk do të kenë furnizim me ujë.

Sipas “KRU-Prishtina”, është planifikuar që të riparohet një rrjedhje e ujit në gypin magjistral, përcjell Arbresh.info.

“Ju njoftojmë se nesër më 10.09.2023 është planifikuar të riparohet një rrjedhje e ujit në gypin magjistral fi 250 mm që furnizon me ujë të pijshëm pjesën e Bresjes në Fushë Kosovë. Nesër, e diel duke filluar nga ora 09:00-15:00 banorët e fshatit Bresje nuk do të kenë furnizim me ujë’, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme