Nesër nisin punimet në autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë

16:54 | 14 Prill 2018
Arbresh.info

Nën organizimin e Ministrisë së Infrastrukturës, të dielën mbahet ceremonia e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e Autoudhës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.

Ceremonia inauguruese e fillimit të punimeve për ndërtimin e Autoudhës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, mbahet në vigjilje të “Betejës së Zhegocit”, në të cilën u vranë tetë ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë.

Ndërkaq, në inaugurim do të marrin pjesë edhe krerët e shtetit; presidenti Hashim Thaçi, kryeminsitri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ceremonia e inaugurimit të punimeve do të mbahet në Zhegoc të Gjilanit, nga ora 11:30.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme