Nesër nis votimi për votuesit jashtë Kosovës

08:48 | 8 Janar 2025
E.G

Nesër më 9 janar do të nis procesi i votimit për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës.

Kështu tha për Arbresh.info zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

“Pasi KQZ-ja të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës. Gjithashtu, miratimi i fletëvotimit mund t’iu shërbejë edhe subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore”, tha Elezi.

Ai njoftoi se sot në rend të ditës KQZ-ja do ta ketë shqyrtimin dhe miratimin e dizajnit të fletëvotimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Mund t’iu konfirmoj se pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, më 8 janar, KQZ-ja do të shqyrtojë dhe miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025”, tha ai.

Ndryshe, zgjedhjet do të mbahen më 9 shkurt.

Fushata zgjedhore  do të fillojë më 11 janar./Arbresh.info/

Të ngjashme