Nesër (e enjte) nis procesi i votimit të anëtarëve të jurisë për çmim e Akademisë së Filmit, “Oscars 2022”.
Kosova për herë të parë është në listën e ngushtë të pretendentëve për t’u nominuar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar” me filmin “Zgjoi”.
Regjisorja Blerta Basholli, kasti i filmit, përfshirë aktoren Yllka Gashi kanë nisur një fushatë promovimi për filmin në rrjetet sociale.
Ata kanë realizuar një baner të filmit nën titullin “Kosova’s Official Entry for Oscars (Hyrja Zyrtare e Kosovës për Oscars)”, të cilën kanë filluar ta shpërndajnë në rrjetet sociale.
Filmi është shpërndarë me disa hashtagë, të cilët do të ndihmojnë në shpërndarjen më virale të posterit të filmit, me çka mund të ndikojë edhe më tepër në promovimin ndërkombëtar të tij.
“Bazuar në një histori të vërtetë frymëzuese, ‘Hive (Zgjoi)’ tregon historinë e fuqizimit, qëndrueshmërisë dhe triumfit të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës në një situatë kur heqja dorë po troket në derën tuaj”, ka shkruar regjisorja e filmit Blerta Basholli në Facebook.
Ndërkohë, edhe aktorja Yllka Gashi shkroi në një status se Kosova ka mundësinë e artë për t’u nominuar sivjet në “Oscars”, dhe kjo mund të ndodhë edhe me ndihmën e përdoruesve të rrjeteve sociale, duke e promovuar sa më shumë të munden filmin “Zgjoi”.
“Të dashur miq; Nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022. Kosova për herë parë është në listën e ngushtë me gjasa reale për të siguruar një nominim.
Duke ju falenderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni bërë gjatë krejt kësaj kohe, ju lus që ta shpërndani sa më shumë fotografinë e filmit tonë në rrjete sociale”, ka shkruar aktorja Gashi.
Përndryshe, lista e plotë e nominimeve të “Oscars 2022” do të njoftohet më datën 8 shkurt.
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...