Organizuar nga Asociacionit Kosovar i Motorizimit “AMRKS”, Institutit të Sigurisë Rrugore dhe Hulumtimeve në Transport, Forumit të Kosovës për Sigurinë në Rrugë dhe kolegji “Tempulli” nis nesër në Prishtinë konferenca e gjashtë ndërkombëtare “Inspektimi, auditimi dhe rëndësia e sistemeve inteligjente në transport”.
Konferenca organizohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit dhe është paraparë të hapet nga ministri Pal Lekaj.
Pjesëmarrësit në konferencë do të jenë përfaqësuesit e MIT-së, Ministrisë të Punëve të Brendshme, MAShT-it, Komunës së Prishtinës, Policia e Kosovës, OSBE, KFOR-i, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Federata Europiane për Viktimat e Trafikut Rrugor-FEVR, Federata Ndërkombëtare të Rrugëve, Këshilli Europian për Siguri në Transport-ETSC, etj.
Ndërsa, sipas organizatorëve do të ketë edhe një prezantim online nga Federata Ndërkombëtare të Rrugëve me seli në Gjenevë dhe pjesëmarrjen e Presidentit te Federatës Europiane për Viktimat e Trafikut Rrugor-FEVR me seli ne Bruksel.
Muhamed Krasniqi, drejtor i kolegjit “Tempulli”, një nga bashkorganizatorët e kësaj konference, ka pohuar për KALLXO.com se gjatë konferencës do të diskutohen temat si: rritja e sigurisë në trafik si faktor kyç në parandalimin e aksidenteve në rrugë, menaxhimi i sigurisë rrugore, praktikat ndërkombëtare në inspektimin dhe auditimin e rrugëve, domosdoshmëria e aplikimit të sistemeve inteligjente si dhe Autostrada e Paqes e cila, sipas tij, do të prezantohet si një mundësi tjetër për lidhjen me shtetin fqinj – Serbinë.
“Nga vet emërtimi i konferencës kuptohet që emëruesi i përbashkët i të gjitha sesioneve te konferencës është çështja e sigurisë rrugore”, ka pohuar Krasniqi, duke shtuar se gjatë kësaj konference do të diskutohet edhe propozim-projekti i afaristit medvegjas Marco Saljihu.
Projekti i Saljihut, sipas Krasniqi është një projekt mjaft interesant i cili duhet të merret seriozisht nga Qeveria e vendit, që parasheh që ndërtimin e autostradës Durrës – Prishtinë – Nish me një segment kalimi nga Medvegja.
Ndërkaq në një prononcim për KALLXO.com afaristi Marco Saljihu ka pohuar se ndërtimi i kësaj autostrade me një segment kalimi nga Medvegja do të sillte për shqiptarët në Serbi (Luginën e Preshevës) jo vetëm nxitje dhe zhvillimin ekonomik, por edhe interesim të investitorëve për këtë komunë.
“Shqiptarët janë ndër etnitë më të diskriminuara në Serbi, trajtimi jo i barabartë i tyre dhe mungesa e planeve të zhvillimit për komunat shqiptare, shprehur në mënyrë të vazhdueshme edhe nga BE në raportin e progresit për Serbinë, po e cenojnë gjithnjë e më shumë popullatën autoktone të tre komunave shqiptare në Serbi”, ka pohuar Saljihu.
Konferenca do të zgjas deri më 27 të këtij muaji.
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...