Nesër nis faza e katërt e dezinsektimit në Prishtinë

15:25 | 3 Gusht 2018
Arbresh.info

Nesër do të nisë faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.
Komuna që drejtohet nga Shpend Ahmeti bën me dije se kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës dhe kompanisë kontraktuese dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë në javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet e ulin dukshëm efektin e dezinsektimit.

“Në rast të reshjeve të shiut, puna ndërpritet për të vazhduar ditën në vijim kur kushtet atmosferike janë të favorshme. Duke u bazuar në këto të dhëna, dhe këtë herë do të dezinsektohet sipërfaqja prej 6200 hektarë, duke përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve”.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara.

Më poshtë orari i zonave ku do të bëhet dezinsektimi:

04.08.2018: PARKU I QYTETIT, AKTASH, QYTETEZA PEJTON, QENDRA E QYTETIT, LAGJA E MUHAXHEREVE, VELLUSHE (BLLOQET -SHTEPIA E PLEQEVE), TOPHANE

05.08.2018: DARDANIA, LAKRISHTE, ARBERIA, SHKABAJ, ULPIANA, ZONA INDUSTRIALE, KAZERMA ADEM JASHARI.

06.08.2018: PRISHTINA E RE (VETERNIK, QENDRESA, LAGJA NIC), KODRA E TRIMAVE DHE VNESHTAT,

07.08.2018: BREGU I DJELLIT, LAGJA E SPITALIT, KALABRIA, KOLOVICE dhe KOLOVICË E RE

08.08.2018: TASLIXHE, VELANI, GËRMI, MAT, SOFALI, TAUKBASHQE,

09.08.2018: HAJVALI, BARILEVË, PRUGOVC, BËRNICË E EPERME DHE BERNICE E POSHTME, BESI, BARDHOSH, , TENESHDOLL E VRANIDOLL.,

Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret të mbyllura, që të mos futen insektet brenda dhe kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/neser-nis-faza-e-katert-e-dezinsektimit-ne-prishtine-564290/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme