Javën e ardhshme priten ndryshime radikale meteorologjike e sidomos në qarkun e Shkodrës, ku përmbytjet do të rrezikojnë sërish banorët e zonës së Nën-Shkodrës.
Kësisoj Komisioni i Emergjencave CAivile në qarkun e Shkodrës ka paralajmëruar qytetarët që të bëhen gati, pasi shkrirja e akujve gjatë ditëve të fundit, do të sjellë një rritje të nivelit të ujit në basenin e Drinit e Bunës, por po ashtu edhe në Liqenin e Shkodrës.
Dita e nesërme pritet të jetë dhe “beteja” e parë me ujin, pasi që të hënë do të ketë jo vetëm prirje të larta të ujit, po edhe reshje të shiut.
‘Nisur nga ky paralajmerim KECQ vendosi të njoftojë të gjithe komunitetin e zonave të Njësisë Administrative të Bashkisë Shkodër dhe Vau Dejës si Guri Zi, Bushat, Berdicë, Ana Malit, Rrethina, Dajc, Velipojë të gjitha fshatrat e këtyre NJA, lagjet Bahcallek, Livade, si dhe të gjitha bizneset që ushtrojnë aktivitet në këto territore, që të kenë kujdes të shtuar nga shenja e paralajmerimit e IGJEUM.
Ndërkohë nga KECQ në mbledhjen e sotme u janë deleguar detyra të gjitha strukturave ne nivel qendror, bashkie dhe NJA për të rritur nivelet e gadishmerisë në zonat e paralajmeruara nga IGJEUM me prezenzen e strukturave të policisë dhe të gjitha shërbimeve në nivel Qarku, për të përballuar cdo situatë të mundëshme në ndihmë të komunitetit të këtyre zonave.”-sqaron KECQ./Gazeta Express
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...