Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly nesër do të nënshkruajnë marrëveshjen që zyrtarisht lanson një nismë të re të përbashkët në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.
Projekti Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS), që do të zgjasë deri në tetor 2026, synon t’i kontribuojë zhvillimit të sistemit të qëndrueshëm të kujdesit shëndetësor në Kosovë, që ofron kujdes cilësor, të përballueshëm dhe të integruar në nivelet dytësore dhe targeton pacientët me sëmundje jongjitëse (SJN), thuhet në njoftimin për media, shkruan arbresh.info
Projekti punon me institucionet vendore për të lehtësuar ndërtimin e kapaciteteve në përputhje me politikat shëndetësore të vendit.
Ngjarja mbahet më 24. 03. 2023, nga 10:00 – 11:30, në Hotel Emerald, Salla Strauss 1.
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...