Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të mirëpresë të dielën në mbrëmje, në një darkë pune në Shkup , liderët e vendeve të rajonit.
Ata do të marrin pjesë në takimin e 22 janarit, kushtuar Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, miratuar nga Komisioni Evropian.
Zyrtarisht takimi fillon të hënën dhe në të do të marrin pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Në takim do të jetë i pranishëm edhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.
Në nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian prezantoi një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me Bashkimin Evropian.
Për sot në Shkup ishte paraparë të mbahet edhe takimi i liderëve të nismës “Ballkani i Hapur” por i njëjti në momentet e fundit është anuluar./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...