Nesër, të martën, pra më 20 mars, në orën 17 e 11 minuta arrin pranvera në vendin tonë, transmeton Koha.net. Në të njëjtën kohë për banorët e gjysmësferës së Tokës nis stina e vjeshtës.
Në ditën e fillimit të pranverës dielli në Prishtinë lind në orën 5 e 43 minuta, ndërsa perëndon në orën 17 e 48 minuta. Dita nesër do të jetë e gjatë 12 orë e 5 minuta, kurse nata 11 orë e 55 minuta.
Në ditën e parë të pranverës sivjet dita e nata nuk janë të barabarta, meqë Toka mbështillet nga atmosfera e cila ngre Diellin mbi horizont.
Nesër, pra në ditën e parë të pranverës, sipas Yahoo Weather, në vendin tonë do të mbajë mot me shi, ndërsa temperaturat do të jenë nga 0 deri 7 gradë Celsius mbi zero.
Ndërkaq natën midis datës 24 e 25 mars fillon llogaritja verore e kohës. Atë natë, në orën 2 treguesit e orës lëvizin përpara për 60 minuta.
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane