Google ADS

Nesër në orën 11:00 mblidhet Kryesia e Kuvendit, do të propozohet formimi i komisioneve parlamentare

16:49 | 5 Shkurt 2020
A. B.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër do të zhvillojë mbledhjen e parë nën udhëheqjen e re.

Mbledhja nis në ora 11:00 dhe zhvillohet në sallën C-301, shkruan portali arbresh.info

Ky është rendi i ditës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare:

*Propozimi për formimin e komisioneve parlamentare.

*Të ndryshme.

Ndryshe, zgjedhja e Osmanit në krye të të parit të Kuvendit të Kosovës erdhi pas marrëveshjes politike mes LVV-së dhe LDK-së, me ç’rast kreu i deriatëhershëm i Kuvendit, Glauk Konjufca, u emërua në postin e ministrit të Jashtëm. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme