Nesër në ora 11:00 seanca e mocionit të mosbesimit për Qeverinë Kurti

18:11 | 24 Mars 2020
Arbresh.info

Nesër (e mërkurë) do të mbahet seanca e mocionit të mosbesimit për Qeverinë Kurti.

Seanca pritet të mbahet me fillim nga ora 11:00, raporton portali arbresh.info.

Kjo gjë u vendos sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit që u mbajt në orën 14:00 e zgjati deri pas orës 16:00.

LDK është ajo që ka insistuar që nesër të mbahet kjo seancë, bëri të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Ndërkohë kryetarja  e Kuvendit, Vjosa Osmani bëri të ditur se është kundër këtij mocioni dhe se asnjë qeveri teknike nuk do të ishte vullneti i zgjedhjeve të 6 tetorit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme