Google ADS

Nesër në Kuvendin e Kosovës bëhen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

17:45 | 29 Prill 2024
E.G

Kuvendi i Republikës së Kosovës nesër (30 prill) do të bëjë homazhe me rastin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-deputetit të Kuvendit, Ali Lajçi.

Sipas njoftimit, homazhet bëhen nga ora 10:00 – 12:00 në hollin e Kuvendit.

Ali Lajçi ka vdekur në moshën 69 vjeçare dje.

Lajçi ishte ish i dënuar politik nga regjimi i Serbisë.

Në kohën e shpalljes së Pavarësisë së vendit ishte deputet nga Grupi Parlamentar i LDK-së.

Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg. Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë Kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës./Arbresh.info/

 

Të ngjashme