Nesër mund të shtyhet seanca sërish

12:16 | 23 Gusht 2017
Arbresh.info

Nesër ka gjasa që prapë koalicioni PAN të mos paraqiten në seancën themeltare të Kuvendit, shkruan arbresh.info.

Këtë paralajmërim e ka bërë në një konferencë për media në selinë  e AAK-së, Ramush Haradinaj.

 

“Eksizton mundësia reale që nesër të mos mundet me u fillue. Këto shtyrje edhe pse janë humbje kohe e fitojnë një aspekt tjetër që është një nisje më gjithëpërfshirëse, që mundet me i ba ballë proceseve në vend.”

Ai tha se janë duke bërë përpjekje që të kenë një qeveri gjithëpërfshirëse, jo vetëm me 61 deputetë.

“Arsyet e këtij rrugëtimi të gjatë na qojnë drejtë një qeverie gjithëpërfshirëse dhe është interes i vendit,” shprehet Haradinaj, duke shpreh keqardhje për këto vonesa.

Ai ka treguar se ka konsultime me Listën Serbe, por nuk do të ketë ndonjë marrëveshja pa marrë nominimin zyrtarë për kryeministër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme