Google ADS

Nesër mund të kontrolloni falas frenimin e veturave

16:48 | 18 Shtator 2018
Arbresh.info

Në kuadër të Ditës Evropiane të Sigurisë në Rrugë me moton “ Rrugë pa aksidente”, Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka marrë iniciativë që në bashkëpunim me Departamentin për Siguri Rrugore dhe Departamentin e Automjeteve, të organizojë testimin e frenimit të automjeteve falas për qytetarët e Kosovës.

Me këtë rast, nesër, në orën 10:00, Lekaj do të ndjek nga afër procesin e kontrollimit në Qendrën e Kontrollimit Teknik “Reforma” në Shkabaj (Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë Km 3).

Më poshtë lista e kontrollave teknike për testimin e frenave punues, tek të cilat qytetarët mund të kryejnë këtë shërbim falas gjatë gjithë të mërkurës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme