Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se mbi vendin tonë moti do të ndryshojë në ditët në vazhdim, duke parashikuar reshje shiu dhe bore.
IHMK bën të ditur se pas këtyre ditëve të fundit me temperatura të larta, vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ulët atmosferik.
“Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot të vranët dhe me reshje shiu e bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius”, njofton IHMK.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s./arbresh.info/
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme
Sulmi në zemër: A guxoni të hani vezë nëse keni kolesterolin...
Gjendet pothuajse kudo dhe lufton edhe kundër kancerit