Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së nesërme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat gjatë ditës do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Reshje shiu, në sasi më të lartë, parashihen në perëndim të vendit, ndërsa sasia më e ulët do të regjistrohet në juglindje dhe lindje të vendit. Në fushat barike dhe termike, do të ketë ngritje të lehta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 9m/s. Sasia e reshjeve që u regjistruan ditëve të fundit ishte 30 deri 40 litra për metër katrorë”, thuhet në njoftim.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...