Nesër me datë 17.05.2022 (e marte), shkak i punimeve në rrugë, duke filluar nga ora 07:00 e deri në përfundim të punimeve në implementimin e projektit ‘’Rikonstruktimi i rrugës Ahmet Kaçiku”, projekt i komunës së Ferizajt, do të bëhet mbyllja e përkohshme e njërit shirit të komunikacionit, konkretisht segmenti, prej kryqëzimit me rrugën “Emin Duraku” e deri te kryqëzimi me rreth rrotullimin, te stacioni policor në Ferizaj. Komunikacioni në këtë pjesë do të zhvillohet në një drejtim.
Veç, shenjave paralajmëruese për orientim të shoferëve, që do të vendosen nga punëkryesi, Policia Rajonale e Ferizajt, me fillim të zhvillimit të punëve ndërtimore, do të kujdeset për mbarëvajtjen dhe sigurinë në komunikacionin rrugor.
Apelojmë te qytetarët, shoferët a automjeteve, që të shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundimin e punimeve në rrugën “Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj./arbresh.info/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...