Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën plenare të radhës, duke filluar nga ora 10:00 e mëngjesit.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se do të jenë në rend të ditës shtatë pika, në mesin e tyre është propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
Rendi i ditës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L – 123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit
Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,
Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”
Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...