Google ADS

Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës, paralajmërohen dy seanca të jashtëzakonshme

17:07 | 26 Qershor 2019
A. B.

Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca të jashtëzakonshme rreth zhvillimeve aktuale në vend

Në njoftimin për media, bëhet e ditur se seanca e parë do të nis nga ora 10:00, kurse e dyta nga ora 11:00.

Në seancën e parë do të votohet në lexim të dytë Projektligji për tatimin në të ardhurat e korporatave.

Në seancën e dytë që fillon posa të përfundoj e para, deputetët do të diskutojnë për gjendjen në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme