Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

16:00 | 10 Prill 2018
Arbresh.info

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër (e mërkurë), me fillim në ora 10:00, shkruan arbresh.info.

Në njoftimin dërguar mediave bëhet e ditur se në rend dite janë gjithsej 21 pika të rendit të ditës.

R e n d i  i  d i t ë s

Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,

Përgatitjet për seancë plenare:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

  2. Koha për pyetje parlamentare,

  3. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat e mëparshme,

  4. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë,

  5. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,

  6. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017,

  7. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,

  8. Interpelanca e ministrit të Shëndetësisë, z. Uran Ismajli, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me Sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike dhe private në Republikën e Kosovës,

  9. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-061 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar,

  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për gjykatat,

  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës,

  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për veprimtaritë hidrometeorologjike,

  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës,

  15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës,

  16. Shqyrtimi i Raportit të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut-KOSTT sh. a,

  17. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

  18. Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës,

  19. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

  20. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe i Grupit të “Deputetëve të Pavarur” për kryesimin e komisioneve parlamentare, si dhe përfaqësimin e tyre në komisionet parlamentare,

  21. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme