Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike me virusin Covid-19, do të mblidhet nesër në mëngjes, shkruan Gazeta Express.
Këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media.
“Nesër (e premte, 12 mars 2021) mbahet takimi i radhës i Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19”, thuhet në njoftim.
Në ndërkohë në 24 orët e fundit në Kosovë nga 3.621 mostra të marra, 632 kanë rezultuar pozitive, ndërsa janë regjistruar edhe 8 viktima. IKSHPK ka njoftuar edhe për 397 pacientë të shëruar nga ky virus./arbresh.info/
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik