Nesër në Helsinki të Finlandës do mblidhen Ministrat e Jashtëm të BE-së të cilët do të diskutojnë për një seri çështjes që ndërlidhen me Evropën.
Ndërkohë një prej temave që pritet të diskutohet është edhe situata në Ballkanin Perëndimor, konkretisht taksa e Kosovës për produktet serbe.
Në këtë takim në Helsniki, me ftesë të Mogherinit, do të marrin pjesë edhe vendet që nuk janë ende kandidate për anëtarësim. Kosova do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli.
Krerët e diplomacisë europiane do iu bashkohen në këtë takim edhe homologët e tyre nga shtetet e Ballkanit Perëndimorë (Serbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova). Temë tjetër e disktuimit do të jetë edhe ngërçi politik që ka kapluar Bosnjën dhe Hercegovinën ku tash dhjetë muaj pas zgjedhjeve edne nuk është formuar qeveria e re./Gazeta Express/
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...