Nesër mblidhen deputetët e Kuvendit të Kosovës

16:29 | 2 Gusht 2022
L G

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të mërkurën (nesër) për të përfunduar pikat e seancës plenare të mbajtur me 21, 28 dhe 29 korrik të këtij viti.

Sipas njoftimit të zyrës për media të Kuvendit të Kosovës në këtë rend dite do të trajtohen nëntë pika të rendit të ditës, shkruan arbresh.info.

Seanca do të nis nga ora 13:00.

Njoftim i plotë:

Vendi: Kuvendi i Kosovës
Koha: 13:00
Rendi i ditës

I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 21 korrik 2022:

10. Votimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve,
11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,
12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,
13. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,
14. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,
15. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,
16. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 28 dhe 29 korrik 2022:
9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme