Mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 09:30.
Kështu ka paralajmëruar Zyra për Komunikim me Publikun, duke treguar se në këtë mbledhje do të marr pjesë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, shkruan Indeksonline.
Megjithatë, ata nuk kanë bërë të ditur se për çka do të diskutohet në këtë mbledhje.
Kështu, nuk dihet nëse do të diskutohet edhe për kërkesën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Ndryshe, Kryesia e Kuvendit javën e kaluar e ka proceduar për në Qeveri- kërkesën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Aksident në Banjë të Malishevës, vdes një person
Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq
A po “braktiset” Lëvizja Vetëvendosje nga deputetët e saj pë...
Rama ndan mesazhin nga takimi me diasporën në New York: Fale...
Dafina krijon atmosferë të mrekullueshme në dasmën e saj, nd...