Google ADS

Nesër mbahet vazhdimi i seancës plenare, ja rendi i ditës

18:21 | 12 Gusht 2020
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet vazhdimi i seancës plenare.

Sipas njoftimit për media të Kuvendit të Kosovës në rend dite do të jenë 8 pika të mbetura të rendit të ditës nga seanca e kaluar.

Rendi i ditës:

5. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së,

6. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës,

7. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës,

8. Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,

9. Zgjedhja e shtatë (7) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

10. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

11. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë për miratimin e Buxhetit të këtij Komisioni,
12. Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme