Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se nga nesër (e hënë) e për katër ditët në vijim, do të fillojnë testimet për kandidatët që kanë aplikuar për ushtar aktiv në ushtrinë e Kosovës.
Për 300 vende të hapura kanë aplikuar 1658 kandidat, ndërsa testimet do të mbahen në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.
Siç thuhet në njoftim, grupi i parë i kandidatëve për këtë test duhet të paraqiten në kazermë jo më vonë se ora 07: 30 minuta, ndërsa grupi i dytë jo më vonë se ora 11: 30 minuta.
Testimi i kandidatëve për ushtarë të Forcës së Kosovës do të bëhet në tri disiplina: pompa, barkore e vrapim.
Kandidatët që do t’i nënshtrohen testit rekomandohet që të jenë të hidratuar 24 orë para fillimit të testimit fizik.
Ndërkohë të gjithë kandidatët e ftuar në ditën e testimit duhet të kenë me vete kodin e aplikimit, letërnjoftimin apo dokument identifikimi ndërsa kandidatët e ftuar në ditën e testimit duhet të paraqiten me veshje sportive.
Brenda katër viteve FSK-ja ka hapur katër konkurse për pranimin e ushtarëve dhe katër të tjerë për pranimin e kadetëve.
Numri total i të rekrutuarve në Forcën e Sigurisë së Kosovës përgjatë periudhës 2021-2024 ka arritur në 2271, duke dyfishuar kështu pothuajse numrin total të ushtarakëve të FSK-së./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...