Nesër mbahet takimi konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lokal të LDK-së

19:44 | 8 Tetor 2024
E.G

Nesër do të mbahet takimi konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lokal të Lidhjes Demokratike të Kosovsës (LDK).

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet në ora 17:30, shkruan Arbresh.info.

Ky forum në përbërje ka të 209 këshilltarët lokal të LDK-së si dhe synon të unifikojë politikat lokale të Lidhjes Demokratike të Kosovës; të shkëmbejë përvojat më të mira, sikurse dhe të rris në nivel të ri organizimin e brendshëm partiak në këtë vit zgjedhor.

“Siç kemi njoftuar edhe mediet dhe publikun Forumi është themeluar me vendim të Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë së LDK-së.”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim do të mbajë mbledhje kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku./Arbresh.info/

Të ngjashme