Google ADS

Nesër mbahet seanca e radhës plenare

17:02 | 27 Korrik 2022
L G

Kuvendi i Kosovës nesër mbanë seancën e radhës plenare.

Sipas njoftimit të kuvendit seanca do të nis nga ora 10:00, shkruan arbresh.info.

Gjatë kësaj seance do të diskutohen 11 pika të rendit të ditës.

Ndër temat që do të diskutohen do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-135 për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale si dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021.

Njoftimi i plotë:

Dita:  E  enjte

Seanca plenare e Kuvendit

Vendi: Kuvendi i Kosovës

Koha:  10:00

Rendi i ditës

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga Seanca e mëparshme,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-148 për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III),

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-151 për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

Shqyrtimi i dytë i Projekt-rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/L-256

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-135 për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-144 për Shëndetësi,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme