Gjykata Speciale ka bërë të ditur se seanca e ardhshme ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, do të mbahet më 16 shkurt në ora 11:00.
Sa i përket seancës për Salih Mustafën, javën e kaluar ka pasur zhvillime.
Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou, e ka marrë vendimin e parë lidhur me pjesëmarrjen e viktimave në procesin gjyqësor ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Katër persona janë paraqitur si viktima dhe kanë aplikuar përmes postës elektronike për t’u bërë pjesëmarrës në procesin gjyqësor kundër Mustafës.
Tre nga personat që u paraqitën si viktima vijnë nga e njëjta familje, thuhet në raportin që Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave ia ka dorëzuar gjykatësit Nicolas Guillou.
Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave thotë se aplikantët s’kanë paraqitur dokumentacionin e nevojshëm që kërkohet nga kjo zyrë.
Gjykatësi Nicolas Guillou ka vlerësuar se viktimat e paraqitura kanë përshkruar akte që s’kanë lidhje gjeografike dhe kohore me krimet për të cilat akuzohet ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa.
Zyra që merret me viktimat thotë se aplikuesit s’kanë kërkuar masa mbrojtëse, me përjashtim të njërit, që ka kërkuar që informacioni i tij identifikues të mos zbulohet për publikun. /Arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend