Nesër mbahet provimi i Maturës Shtetërore 2020

11:57 | 9 Tetor 2020
A Z

Për rreth 8300 nxënës që e kanë paraqitur testin e Maturës Shtetërore 2020 për afatin e dytë, nesër (e shtunë), 10 tetor 2020, me fillim në orën 10:00, do të mbahet testi në 84 qendra të testimit në gjithë Kosovën.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka bërë të gjitha përgatitjet që edhe afati i dytë i këtij testi, i cili këtë vit po mbahet në kushte të pandemisë COVID-19, të shkojë sipas planifikimit.

Komisioni Shtetëror i Maturës bën të ditur se në këtë proces do të jenë të angazhuar 252 komisionerë, 900 administrues dhe 84 mbikëqyrës dhe testi do të mbahet nën masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në proces.

Edhe kësaj radhe, mediet mund të kenë çasje nëpër qendra të testimit, në koordinim me komisionin e qendrës së testimit, deri në orën 09:30.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme