Google ADS

Nesër mbahet ceremonia për shënimin e 34-vjetorit të vizitës së senatorëve amerikanë, të kryesuar nga Bob Dole

14:49 | 28 Gusht 2024
K.B

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të enjten do të mbahet ceremoni për nder të shënimit të 34-vjetorit të vizitës së senatorëve amerikanë, të kryesuar nga Bob Dole.

“Vizita e senatorëve në vitin 1990 shënoi një kthesë historike për shqiptarët dhe mbështetjen për të drejtat e njeriut në Kosovë”, thekson Komuna në njoftimin e tyre.

Ngjarja do të mbahet nga ora 15:00./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme