Google ADS

Nesër mbahet ceremonia e pranimit të detyrës së presidentes Vjosa Osmani

22:35 | 5 Prill 2021
M. A.

Një varg aktivitetesh janë paraparë për të martën, në kuadër të ceremonisë për pranimin e detyrës së presidentes Vjosa Osmani.

Ceremonia do të nisë në orën 10:00 me arritjen e Osmanit para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës për të ta mbyllur në orën 17:00, kur do të presë komandantin e

Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Rahman Rama dhe gjeneralë të tjerë.

Siç thuhet në njoftim, gjatë ditës së parë në zyrë, Osmani do të presë edhe xhudistët kampionë nga Peja.

Osmani u zgjodh të dielën presidente e vendit me 71 vota pro.

AGJENDA e pranimit të detyrës nga Presidentja (6 PRILL 2021)

10:00 Arritja e Presidentes së Repubikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu Lokacioni: Përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova)
10:00 – 11:00 Ceremonia e revistës së trupave të Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës
11:00 – 11:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ekipin e xhudistëve kampionë Lokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101
11:30 – 12:00 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim nxënësit e Institutit ATOMI Lokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101
12:45 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, viziton Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë Lokacioni: Salla “1 Tetori”, Prishtinë
13:15 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova Lokacioni: Varri i Presidentit Ibrahim Rugova, Velani, Prishtinë
13:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës Lokacioni: Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova)
13:40 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Monumenti “Heroinat” Lokacioni: Sheshi i heroinave, Prishtinë
14:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”Lokacioni: Prekaz, Skenderaj
17:00 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralët e FSK-sëLokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme