Google ADS

Nesër mbahet ceremonia e hapjes së Forumit të parë të Biznesit Kosovë-Portugali

23:18 | 18 Qershor 2024
E.G

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se nesër do të bëhet ceremonia e hapjes së Forumit të parë të Biznesit mes Republikës së Kosovës dhe Portugalisë.

Hapja do të bëhet në ora 09:00 nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,Donika Gërvalla-Schwarz, Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe Nënkryetari i Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello./Arbresh.info/

Të ngjashme