Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përkatësisht Akademia Diplomatike, në bashkëpunim me Fondacionin “Friedrich Ebert”, nesër do të organizojë ceremoninë e hapjes së edicionit të 10-të të Shkollës Diplomatike, e cila do të zhvillohet në Pejë.
Sipas njoftimit, tema e këtij viti është: “A Role for Humanity: The Vitality of Diplomatic Efforts in Crisis Response.”, shkruan Arbresh.info.
Në kë ceremoni do të marrin pjesë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti si dhe zëvendëskryeministrja njëherit edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz
“Edicioni i dhjetë i Shkollës Diplomatike sjell në Kosovë diplomatë nga 30 shtete të botës. Gjatë katër ditëve, ata do të kenë mundësi të diskutojnë mbi rolin e diplomacisë në situata krize. Përmes sesioneve ligjëruese dhe interaktive, do të kontribuojnë në diskutime produktive.”, thuhet në njoftim.
“Pjesëmarrësit gjithashtu do të kenë mundësinë të njohin nga afër historinë dhe progresin e Kosovës përmes vizitave në vend.”, njofton MPJD.
Ceremonia do të mbahet me fillim nga ora 09:30/Arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...