Nesër në orën 07:00, Aleanca Kosova e Re hap vendvotimet për zgjedhjen e Presidentit të Partisë.
Përgatitjet për votimin e Presidentit të Aleancës Kosova e Re, janë duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt, ndërsa të gjitha degëve ju janë shpërndarë materialet zgjedhore dhe fletëvotimet.
“Qytetarët do ta kenë mundësinë të votojnë në vendvotimet të cilat gjenden nëpër zyrat qendrore të AKR-së në të gjitha degët e partisë, si dhe në zyrat mobile nëpër nendegë.
Vendvotimet do të qëndrojnë të hapura prej orës 07:00 deri në orën 19:00, ndërsa votimi elektronik mbetet i hapur për qytetarët deri në orën 17:00 të po të njëjtës ditë.
Aleanca Kosova e Re, i fton të gjithë qytetarët e Kosovës dhe anëtarësinë e partisë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar Presidentin e AKR-së”, thuhet në komunikatën e AKR-së./Arbresh.info
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit