Google ADS

Nesër Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë

19:48 | 14 Shtator 2023
E.G

Nesër, Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Pavarësisë.

Shënimi i kësaj ditë do të fillojë me hapjen e dyerve të Kuvendit për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë institucionin e tyre përfaqësues, shrkuanArbresh.info.

Po ashtu do të mbahet panairi i shoqërisë civile, garë shahu nga persona të verbër, tryezë dhe aktivitete të tjera që afirmojnë demokracinë.

Agjenda:

10:00  Hapja e dyerve të Kuvendit

10:00   Ceremonia e Hapjes së Ditës së Demokracisë ku do të marrin pjesë Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit , Arbëreshë Kryeziu Hyseni, kryetare e Forumit për Transparencë, Blerta Deliu Kodra, anëtare e Forumit për Transparencë

10:00   Panairi i organizatave të shoqërisë civile te Hollli i Kuvendit

10:30    Punëtori për Demokraci – Demos-t te  Oborri i Kuvendit

11:00    Lojë shahu nga persona të verbër te Holli i Kuvendit

11:15     Publikimi i Doracakut për Nisma Legjislative Qytetare nga   Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

14:00    Publikimi i video-intervistave me nxënës filloristë – Programi mbështetës i Parlamentit të Zvicrës  në faqen e Kuvendit në Facebook./Arbresh.info

Të ngjashme