Kuvendi i Kosovës do të mbajë sërish nesër seancë plenare.
Sipas njoftimit, në mesin e diskutimeve do të jetë edhe interpelanca me ministrin e Financave, Hekuran Murati lidhur me uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësore dhe institucioneve të sigurisë.
Njoftimi i plotë:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”,
4. Shqyrtimi Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 formimin e komisioneve parlamentare,
5. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit. /arbresh.info/