Nesër Kuvendi do të shqyrtojë Projektligjin për COVID-19 dhe Rimëkëmbjen Ekonomike

22:40 | 13 Gusht 2020
Arbresh.info

Kuvendi Kosovës përmes një komunikate për media njofton se nesër do të mbahet vazhdimi i seancës plenare.

Seanca plenare do të fillojë nga ora 10:00 dhe në rend dite do të jetë zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Ndërsa seanca e re e cila pritet të fillojë nga ora 11:00 në rend dite pritet të jenë këto pika:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës,

4. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme