Nesër do të mbahet konferenca përgatitore për gjykimin në rastin e ish-pjesëtarit të UÇK-së Salih Mustafa.
Konferenca do të fillojë në orën 09:30 në Hagë.. Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, shkruan arbresh.innfo.
Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor, ndërsa ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në Hagë.
Mustafa nga Prokurori i Specializuar në Hagë akuzohet për “përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare”.
Paraqitja e parë e ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa para gjykatësit të procedurës paraprake ishte bërë më 28 shtator./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...